image Princesha Diana nderohet me një përkujtimore

Evropë

Princesha Diana nderohet me një përkujtimore

news image

Princesha e ndjerë Diana është nderuar me një përkujtimore në banesën e saj të mëparshme në Londrën perëndimore, ku jetonte para se të fejohej me trashëgimtarin e fronit britanik, Princin Charles.

Diana e cila vdiq në moshën 36-vjeçare në një aksident automobilistik në Paris në 1997 e ndante apartamentin me tre miq, përfshirë Virginia Clarke, e cila ishte prezente në ceremoninë e zbulimit të pllakës.

Vitet e saj në këtë banesë Diana i përshkroi si kohën më të lumtur të jetës së saj, sipas librit të Andrew Morton.

Përkujtimorja është e vendosur nga English Heritage një institucion që nxjerr në pah ndërtesat ku jetonin dhe punonin figura të famshme të se kaluarës. 

“Diana kishte, dhe ka ende, një vend shumë të veçantë në zemrat e londinezëve ndaj dhe ndjehemi të emocionuar të shohim këtë kujtim si një monument i punës së saj për të  tjerët,” tha Andrew Boff, kryetar i Asamblesë së Londrës.

/Gazeta Sinjali/