Ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur.
Teksa sot gjatë ditës, Princ Leka është parë me të dashurën e tij të re Blerta Celibashi, duke ecur dorë për dore në rrugë. Siç raportohet nga mediat në Shqipëri, ajo është fotografja e ish-çiftit.
Ata janë parë edhe më parë së bashku në aeroport, ndërsa edhe në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet nga ana e Princit.
Princ Leka njoftoi ndarjen me Zaharian më 15 janar, ku tha se kanë nisur dhe procedurat e nevojshme ligjore.
Pas tij reagoi edhe Elia Zaharia, dhe mesazhi i përbashkët ishte se mirëqenia e vajzës së tyre do të mbetet në qendër të vëmendjes.
Përmes një reagimi zyrtar, Princ Leka u shpreh se ‘martesa e ka humbur funksionin e saj, dhe e kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore’.
“Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur”, reagoi më pas Zaharia.