image Prezantohet rrejshëm si policë dhe ngacmon seksualisht një femër në Mitrovicë

Siguri

Prezantohet rrejshëm si policë dhe ngacmon seksualisht një femër në Mitrovicë

news image

Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi që i njëjti duke u prezantuar si “person zyrtar” kishte ngacmuar seksualisht një femër, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari nën ndikimin e alkoolit duke u prezantuar si “person zyrtar” ka ndaluar një automjet në të cilin ishin një mashkull dhe një femër dhe ka ngacmuar seksualisht këtë të fundit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë deri në këndellje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të hershme të së martës rreth orës 01:03 në Mitrovicë.

Rasti në polici është iniciuar si “Ngacmim seksual” dhe “Prezantim i rremë”./GazetaSinjali/