Është arrestuar një person në Mitrovicë pasi që i njëjti duke u prezantuar si “person zyrtar” kishte ngacmuar seksualisht një femër, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur nga policia, i dyshuari nën ndikimin e alkoolit duke u prezantuar si “person zyrtar” ka ndaluar një automjet në të cilin ishin një mashkull dhe një femër dhe ka ngacmuar seksualisht këtë të fundit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë deri në këndellje.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të hershme të së martës rreth orës 01:03 në Mitrovicë.
Rasti në polici është iniciuar si “Ngacmim seksual” dhe “Prezantim i rremë”./GazetaSinjali/