Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka prezantuar kabinetin e ri të Qeverisë së BAshkimit Evropian të cilin e drejton ajo.
“Sot jam e lumtur të paraqesë Komisionin tim të balancuar, të zhdërvjellët dhe modern, i cili drejtohet me vendosmëri, i përqendruar qartë në çështjet që kemi në duar dhe jep përgjigje”, ka thënë Von Der Leyen.Kryetarja e Komisionit Evropian. Ursula von der Leyen, ka vendosur që postin e komisionerit për zgjerim të ia besoj hungarezit László Trócsányi. Ai është anëtar i Parlamentit Evropian dhe më parë ka shërbyer si ambasador i Hungarisë në Francë dhe ministër i Drejtësisë për pesë vite.
Parardhësi i komisionerit të ri të BE-së për zgjerim, Johanes Hahn, do të mbetet edhe më tutje pjesë e Qeverusë së BE-së pasi i është caktuar posti i komisionerit për Buxhetin.
Sa i përket funksioneve të tjera, veçohet emërimi i Paolo Gentilonit në krye të Komisionit për Ekonominë, dhe Phil Hogan që do të drejtojë Komisionin e Tregtisë.