image Preu pyjet ilegalisht, arrestohet Deçanasi

Kosovë

Preu pyjet ilegalisht, arrestohet Deçanasi

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme në fshatin Strellc i Epërm i Deçanit, pasi që i njejti ishte zënë duke transportuar dru të prera ilegalisht në Parkun nacional. Në njoftimin e policisë së Kosovës për rajonin e Pejës thuhet se:

“Me datën 09.09.2019 gjate detyrave policore dhe ne zbatim te planit operativ ,,Parandalimi i prerjes ilegale te pyjeve”, rreth orës 17:00 në fshatin Strellc i epërm- Deçan , policia kane hasur ne të dyshuarin: F.H. i lindur me 2000 m/k/sh, i cili me një traktor me rimorkio ka qene duke e transportuar ilegalisht një sasi drunore te prerë ilegalisht në parkun nacional”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej në njoftim thuhet se ndaj të njejtit janë marrë masat e duhura ligjoe ndërsa sasia e druve të prera ilegalisht bashkë me mjetin transportues janë sekuestruar.

“Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet ligjore të koordinuar me zyrtar të DAPK-ut ne Deçan dhe prokurorin kompetent. Me vendim te prokurorit, masa drusore dhe mjeti me të cilin ka qenë duke u bërë transporti i kësaj mase janë sekuestruar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë te rregullt”, thuhet më tej në komunikatën e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Prerja e pyjeve në mënyrë ilegale është problem i kahershëm i Kosovës , ndërsa kjo dukuri është e ndaluar me ligj, derisa procedurat për dhënjen e lejes përcaktohen me udhëzimin adminsitrativ për dhënjen e lejes për prerjen e pyjeve.

Neni 2 pika 1 e këtij neni parasheh që lejen pёr prerje pёr pyjet nё pronësi private, e lëshon Autoriteti pyjor komunal.