image Publikohet një email, pretendohet se Ramës iu anulua darka e punës pas fjalimit të sotëm

Politikë

Publikohet një email, pretendohet se Ramës iu anulua darka e punës pas fjalimit të sotëm

news image

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar një email, përmes së cilit po pretendon se kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është anuluar ftesa për një darkë pune nga Këshilli i Evropës.

Këlliçi në fotografinë që ka publikuar në Facebook, ka shkuar se Rama e ka katandisur imazhin e Shqipërisë.

“Me keqardhje duhet t’ju njoftoj se pas ndërhyrjes në Asamble këtë pasdite nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, komitetit presidencial ka marrë vendim që ta anulojë ftesën ndaj kryeministrit për një darkë pune”, thuhet në email.

Sipas kësaj fotografie, emaili mban emrin e Aleksander Pociej, President i Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Këshillin e Evropës.

/GazetaSinjali/