image Pretendohet se është zbuluar një “lodër seksi” e vjetër 2 mijë vjet në Britani të Madhe

Kuriozitete

Pretendohet se është zbuluar një “lodër seksi” e vjetër 2 mijë vjet në Britani të Madhe

news image

Lodrat e seksit zakonisht konsiderohen pajisje moderne, por një studim i ri sugjeron se ato mund të datojnë shumë më larg se sa mendohet.

Studiuesit kanë zbuluar një artefakt të çuditshëm prej druri në fortesën romake të Vindolanda që ata besojnë se mund të jetë përdorur gjatë seksit, raporton Dailymail.

Objekti u gjet së bashku me dhjetëra këpucë dhe aksesorë fustanesh, që fillimisht u mendua se ishte një mjet mallkimi.

Megjithatë, një analizë e re sugjeron se objekti me përmasa reale – me gjatësi 6.3 inç – është përdorur në të vërtetë si një mjet seksual.

230220084128 02 roman wooden phallus
230220084128 02 roman wooden phallus

Duke folur për MailOnline, Dr Rob Collins, një nga autorët e studimit, tha: “Nëse objekti është një lodër seksi, ne besojmë se mund të jetë shembulli më i vjetër nga Britania”.

Objekti prej druri u zbulua në Vindolanda – një kështjellë romake në jug të Murit të Hadrianit në Anglinë veriore, ku ushtarët ruanin rrugën nga lumi Tyne në Solway Firth.

Ajo u gjet së bashku me një sërë objektesh të tjera, duke përfshirë këpucë, aksesorë fustanesh, vegla të vogla dhe produkte të mbeturinave artizanale, të tilla si prerje lëkure dhe brirë të punuar.

Analiza e tyre zbuloi se të dy skajet e objektit ishin dukshëm më të lëmuara, duke treguar “kontakt të përsëritur me kalimin e kohës”.

“Madhësia e falusit dhe fakti që ai ishte gdhendur nga druri ngre një numër pyetjesh për përdorimin e tij,” tha Dr Collins.

/GazetaSinjali/