Shtypja e gjakut ndihmon që të parashikohen sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja.
Që nga vitet e nëntëdhjeta është thënë se, matja e shtypjes së gjakut gjatë natës, është paralajmërues më i mirë i ndodhive kardiovaskulare sesa matja gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
Ky supozim duket të mos jetë i vërtetë, thonë shkencëtarët.
Të dhënat e mbledhura nga Evropa, Azia, dhe Amerika Jugore, sugjerojnë që matja e presionit arterial gjatë ditës është po aq e mirë sa matja gjatë natës, për të parashikuar përfundimet kardiovaskulare, fatale ose jofatale.
Shtypja arteriale gjatë natës dhe proporcioni i shtypjes gjatë natës dhe ditës, janë të dobishme vetëm për parashikimin e vdekjes.
Ndërsa, për të kuptuar të gjitha mundësitë dhe rreziqet, duhet që shtypja e gjakut të matet së paku për 24 orë.
Ky studim përfshin analizat e bëra në më shumë se 7000 të rritur, të cilët u përcollën për dhjetë vjet.
Prej tyre, pati 387 të vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 390 të sëmurë koronarë. Kështu që, të thënat e hulumtuesve janë më se të sakta./Gazeta Sinjali/