Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.
Përmes një deklarate për media, Osmani tha se plagosja e 11 dhe 21-vjeçarit është akt i patolerueshëm dhe kërkoi që autori të vihet para drejtësisë.
Ajo shtoi se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.
“Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”.
Ndryshe, serbët lokalë kanë vendosur një barrikadë në fshatin Gotovushe në drejtim të Shtërpcës si shenjë revolte ndaj plagosjes së dy të rinjve serbë, Millosh dhe Stefan Stojanoviq.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një person dhe se është konfiskuar arma me të cilin është kryer vepra.
“Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti bëri thirrje që i dyshuari të vihet para drejtësisë ndërsa u shpreh i brengosur për rastin.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se konfirmoi se i dyshuari është pjesëtarë i FSK-së.