Me rastin e Fitër Bajramit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke iu dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Në mesazhin e saj, Osmani theksoi se kjo festë shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi, duke rikujtuar vlerat e mirësisë dhe solidaritetit që Fitër Bajrami përcjell.
“Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje. Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka uruar të gjithë qytetarët që kjo ditë e shenjtë t’i gjejë me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara.