Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet e saj të sinqerta për Papa Leo XIV, i sapozgjedhur si udhëheqës i Selisë së Shenjtë, duke theksuar rëndësinë e udhëheqjes së tij në këtë periudhë të pasigurisë globale, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një postim zyrtar, Presidentja Osmani u shpreh: “Zëri i tij do të ketë peshë të madhe në një kohë kur bota dëshiron paqe, unitet dhe dhembshuri. Uroj që pontifikati i tij të karakterizohet nga qartësia morale, udhëheqja e palëkundur dhe përkushtimi i thellë ndaj dinjitetit të çdo njeriu.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!