image Presidentja Osmani sot ia dorëzon flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës

Kosovë

Presidentja Osmani sot ia dorëzon flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë flamurin shtetëror ekipit olimpik të Kosovës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio.

Dorëzimi i flamurit do të bëhet pasdite me fillim nga ora 20:00 në një ceremoni që do të mbahet në amfiteatrin e Parkut Gërmia, në Prishtinë.

Ndërkaq, sot gjatë ditës Komiteti Olimpik do të prezantoj uniformën e ekipit olimpik të Kosovës për lojërat olimpike Tokio 2020.

Kujtojmë se ekipi olimpik i Kosovës përbëhet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme./Gazeta Sinjali/