Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Prishtinë.
Në Aeroport ai është pritur nga Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani.
Veç tij, Ramën e ka pritur edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi.
Deri më tash ende nuk është konfirmuar se a do të ketë takim Rama-Kurti.
Rama do të takohet me presidenten Osmani e kryeparlamentarin Konjufca.