image Presidentja Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

Drejtësi

Presidentja Osmani nuk e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po mban një konferencë për media, ku tha se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit.

Kjo konferencë erdhi pasi Këshilli Prokurorial ka marrë vendim që t’i drejtohet presidentes me një letër urgjente për dekretimin e Isufajt për kryeprokuror.

“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, tha Osmani.

Kujtojmë se Isufaj ishte votuar nga KPK për Kryeprokuror.

/GazetaSinjali/