image Presidentja Osmani merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit

Politikë

Presidentja Osmani merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Kosovën në Këshill të Sigurimit, në seancën e rregullt raportuese, e cila do të mbahet të hënën.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Presidenca, ku u tha se do të marrë pjesë në seancën e rregullt raportuese mbi situatën në Kosovë, e cila sipas kalendarit do të mbahet më 22 prill, e hënë.

I pranishëm për të njëjtën çështje për të raportuar do të shkojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë seancë do të prezantohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

/GazetaSinjali/