image Presidentja Osmani konfirmon marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e emigracionit

Politikë

Presidentja Osmani konfirmon marrëveshjen me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e emigracionit

news image

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë arritur marrëveshje në fushën e emigracionit. Kjo është konfirmuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani sot ka takuar kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, me të cilin ka diskutuar kryesisht për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe marrëveshjen e arritur në fushën e emigracionit.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Kujtojmë, se me herët ishte raportuar se Mbretëria e Bashkuar synon që të arrijë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore.

Kështu kishte raportuar media britanike Independent, teksa ka pasqyruar pjesëmarrjen e kryeministrit Keir Starmer në samitin e Komunitetit Politik Europian në Hungari.

Qeveria britanike kishte njoftuar se këto marrëveshje synojnë të rrisin shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës për të goditur rrjetet kriminale të trafikimit.

/GazetaSinjali/