Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë disa detaje rreth bisedës me zyrtarin e lartë të NATO-s, Mircea Goeana, që vizitoi sot Kosovën.
Osmani ka treguar sa është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimin në NATO.
“Synimi i anëtarësimit të Kosovës në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO është në përputhje me konceptin strategjik të Aleancës Veri-Atlantike. Në takim me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană ritheksova mirënjohjen e Kosovës për prezencën e vazhdueshme të NATO-s në Kosovë, si dhe për gatishmërinë për t’i mirëpritur vendet aspiruese të Ballkanit Perëndimor në NATO”, shkruan Osmani në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.
“Uniteti transatlantik është vendimtar për t’i mbrojtur vlerat e përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë si dhe për ta luftuar ndikimin keqdashës të Rusisë dhe satelitëve të saj”, shtoi ajo.