Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka reaguar pas samitit BE–Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tivat të Malit të Zi.
Ajo ka theksuar se ky samit dallon nga të tjerët, pasi sipas saj, procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian tashmë nuk është vetëm në nivel diskutimi, por po bëhet realitet.
“Samiti i sotëm BE-Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi është ndryshe”, ka shkruar Metsola në fotografinë e publikuar në Facebook.
“Nuk po flasim më vetëm për zgjerimin. Po e bëjmë atë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!