image Presidentja e Komisionit Evropian ofron mbështetjen e plotë për dialogun Kosovë-Serbi

Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian ofron mbështetjen e plotë për dialogun Kosovë-Serbi

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka uruar vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka shprehur përkrahjen e saj të plotë.

“E përshëndes vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe do ta ofroj mbështetjen time të plotë për hapat e radhës në këtë proces”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot gjatë ditës ka zhvilluar takimin “virtual” me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që sipas Bashkimit Evropian, shënon edhe rifillimin formal të dialogut i cili ishte ndërprerë para gati dy vjetësh.

Pas këtij takimi, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se palët kanë rënë dakord për agjendën e një takimi të radhës dhe ka paralajmëruar takimin me praninë fizike të palëve më 16 korrik në Bruksel./ Gazeta Sinjali/