image Presidenti Thaçi viziton familjen të cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë në vitin 1999

Kosovë

Presidenti Thaçi viziton familjen të cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë në vitin 1999

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar  familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999.

Thaçi ka thënë se gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm”, ka thënë Thaçi, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidenti Thaçi gjatë ditëve të fundit ka bërë disa vizita në familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve të tij. /Gazeta Sinjali/