image Stoltenberg thekson mbështetjen e NATO-s për sigurinë në Kosovë

Kosovë

Siguri/ Stoltenberg thekson mbështetjen e NATO-s për sigurinë në Kosovë

news image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka ritheseksaur mbështetjen e organizatës veriatlantike për  garantimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.

Këtë zotim, kreu i organizatës më të fuqishme ushtarake në Botë e ka bërë në New York, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

Siç njofton presidenca, Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg nga ana e tij ka thënë se NATO mbetet e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në mes NATO-n dhe KFOR-in si dhe procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovë.

Presidenti Thaçi shtoi se ka ardhur koha që Kosova të anëtarësohet në NATO duke shtuar se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është duke shkuar sipas dinamikës të përcaktuar nga institucionet e Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

 “FSK sot është një forcë profesionale, e standardeve të NATO-s, e trajnuar nga NATO, forcë multietnike e që angazhohet për përfaqësim të barabartë gjinor”, ka thënë presidenti Thaçi, përcjell Presidenca. /Gazeta Sinjali/