image Presidenti italian: Konfliktet dhe luftërat në Ukrainë e Gazë kërcënojnë sigurinë e Evropës

Siguri

Presidenti italian: Konfliktet dhe luftërat në Ukrainë e Gazë kërcënojnë sigurinë e Evropës

news image

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka folur për luftën në Ukrainë, luftën në Gaza, si edhe ndikimin që kanë pasur këto luftëra në Evropë.

Ai ka nënvizuar konfliktet që kanë përfshirë botën, duke theksuar se kjo gjendje minon paqen në Evropë dhe kërcënon sigurinë e saj.

“Në realitetin gjeopolitik që jetojmë ku konfliktet dhe luftërat minojnë paqen dhe tani kërcënojnë drejtpërdrejt liritë dhe sigurinë e vetë Evropës, Ushtria konfirmon veten si një element thelbësor i instrumentit tonë ushtarak, në mbrojtje të Republikës dhe vlerave të Kushtetuta e saj dhe për të mbështetur stabilitetin dhe bashkëjetesën ndërkombëtare”.

/GazetaSinjali/