image Presidenti italian: BE po kalon periudhën më të vështirë që nga themelimi i saj

Evropë

Presidenti italian: BE po kalon periudhën më të vështirë që nga themelimi i saj

news image

Presidenti italian, Sergio Mattarella, tha sot se Bashkimi Europian aktualisht po kalon periudhën e tij më të vështirë, gjatë një fjalimi me rastin e Ditës së Europës.

“Historia europiane po kalon ndoshta fazën e saj më kritike që nga fillimi i procesit të integrimit.

Siguria e kontinentit tonë është tronditur nga konfliktet që nuk i kemi përjetuar kohët e fundit”, tha Mattarella.

Ai vlerësoi se zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian janë një mundësi dhe përgjegjësi për votuesit e vendeve anëtare të BE-së që të “bëhen figurat kryesore të së ardhmes së tyre”.

/GazetaSinjali/