image Presidenti iranian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

Botë

Presidenti iranian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

news image

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se suksesi i marrëveshjes kornizë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të varet nga zbatimi i saktë i angazhimeve të marra nga të dyja palët.

Përmes një postimi në platformën X, Pezeshkian theksoi se efektiviteti i bisedimeve lidhet drejtpërdrejt me respektimin e plotë të detyrimeve të dakorduara.

“Efektiviteti i bisedimeve varet nga angazhimi i plotë ndaj detyrimeve të rëna dakord dhe zbatimi i tyre i saktë. Progresi në këtë rrugë do të matet me respektimin praktik të përgjegjësive të pranuara. Deklaratat jashtë tekstit të rënë dakord nuk ndihmojnë në avancimin e negociatave”, ka shkruar ai.

Deklarata vjen një ditë pasi negociatorët amerikanë dhe iranianë shprehën optimizëm pas raundit të fundit të bisedimeve të zhvilluara në Zvicër. Megjithatë, palët kanë dhënë sinjale të ndryshme lidhur me rolin e inspektorëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe aksesin e tyre në centralet bërthamore iraniane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/