Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se është takuar personalisht me Mojtaba Khamenei, duke konfirmuar për herë të parë publikisht se ai është gjallë pas javësh spekulimesh për gjendjen e tij shëndetësore.
Pezeshkian tha se kishte zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Khamenein, të cilin e përshkroi si modest dhe të sinqertë, por nuk dha detaje për kohën apo vendin e takimit.
Spekulimet për gjendjen e Mojtaba Khameneit ishin shtuar pas raportimeve se ai ishte plagosur rëndë gjatë sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite në fund të shkurtit, ku mbeti i vrarë edhe babai i tij, Ajatollah Ali Khamenei.
Teherani deri më tani nuk ka konfirmuar raportimet për lëndimet e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!