image Presidenti Ilir Meta vjen në Kosovë, viziton Junikun bashkë me Osmanin

Kosovë

Presidenti Ilir Meta vjen në Kosovë, viziton Junikun bashkë me Osmanin

news image

Sot presidenti shqiptar Ilir Meta, pritet të vizitojë Kosovën, përkatësisht Komunën e Junikut. Ai bashkë me homologen kosovare Vjosa Osmani do të vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha.

Osmani e Meta pritet të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut.

Paraprakisht presidentja do të takohet me të parin e kësaj komune të Dukagjinit, Ruzhdi Shehu.

/GazetaSinjali/