image Presidenti i Sllovenisë të hënën viziton Kosovën - Sinjali

Presidenti i Sllovenisë të hënën viziton Kosovën

news image

Kosova do të vizitohet të hënën nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Pahor do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, kjo është bërë e ditur nga Zyra e Presidentit të Sllovenisë.

Gjatë vizitës në Kosovë, Pahor do të vizitojë edhe kontingjentin e Ushtrisë Sllovene që vepron në operacionin e KFOR-it.

“Qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane të tij dhe përgatitjen për Samitin e ardhshëm të Procesit Brdo-Brijun”, thuhet në njoftim.

Takimi i Pahorit me Osmanin pritet të fillojë në ora 10:00, ndërsa me Kurtin në ora 11:20. Ai do të takohet me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari rreth orës 12:10./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin