image Presidenti i Parlamentit Evropian vetizolohet për 14 ditë

Shëndetësi

Shëndetësi/ Presidenti i Parlamentit Evropian vetizolohet për 14 ditë

news image

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka konfirmuar se do të izolohet pas një udhëtimi që kishte në Itali fundjavën e kaluar.

Sassoli do ta kryejë punën nga shtëpia e tij në Bruksel, për 14 ditët e ardhshme, shkkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë vendim Sassoli i cili është italian, e mori si masë paraprake.

Italia është vendi i dytë në botë pas Kinës që është prekur më së shumti nga koronavirusi, ku deri tani 463 persona kanë humbur jetën dhe 9 mijë e 172 të tjerë janë infektuar./Gazeta Sinjali/