Me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sot në Tiranë do të zhvillojë një vizitë, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Lajmi bëhet me dije nga zyra për shtyp e presidencës, ndërsa bëhet me dije se Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.
Pas takimit është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të mbajë një fjalim në Samitin e Paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Universale për Paqe, që po mbahet në kryeqytet.