Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka thënë se Serbia është kthyer në politikën e saj të viteve ’90-ta.
Sipas Gjukanoviqit, Serbia po rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje me idenë e saj për një “Serbi të re të Madhe.
“Duke pretenduar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të rrezikuar në rajon, Serbia në të vërtetë po e rrezikon sovranitetin e vendeve fqinje dhe duke shpallur në mënyrë të qartë, por në dukje duke kamufluar idenë e saj për një Serbi të Madhe të re”, tha Gjukanoviq për agjencinë e lajmeve “Beta”, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/