image Presidenti i KE: Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi për krimet e luftës në Ukrainë

Evropë

Presidenti i KE: Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi për krimet e luftës në Ukrainë

news image

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po viziton Ukrainën për të treguar mbështetjen për këtë shtet, që po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Ai tha se duhet të ketë drejtësi për të gjitha mizoritë që supozohet se janë kryer nga forcat ruse.

Sikurse në Buça dhe në shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do të harrojë krimet e luftës të kryera këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”, shkroi Michel në Twitter, pas vizitës në qytetin e shkatërruar të Borodijankës.

Pas tërheqjes së forcave ruse nga qytetet si Buça dhe Borodijanka, janë zbuluar të dhëna të vrasjeve brutale, torturave, varrezave masive dhe shënjestrimit të civilëve gjatë luftimeve.

Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë nisur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë, shkruan REL.

Michel po ndjek shembullin e disa liderëve evropianë, përfshirë edhe të kryeministrit britanik, Boris Johson, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që kanë vizituar Ukrainën për t’i dhënë mbështetje Ukrainës.

Michel po ashtu ka vizituar Kievin, që e ka cilësuar si “zemrën e Evropës së lirë dhe demokratike”.

/GazetaSinjali/