image Presidenti i Gjermanisë vaksinohet me “AstraZeneca”

Evropë

Presidenti i Gjermanisë vaksinohet me “AstraZeneca”

news image

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, është bërë zyrtari i parë i profilit të lartë gjerman që mori të enjten një dozë të vaksinës antiCOVID të prodhuar nga “AstraZeneca”, që tashmë quhet Vaxzevria ndërsa politikanët në vend janë bashkuar në një përpjekje për të forcuar besimin në vaksinën që ka ngjallur reagime të shumta.

Steinmeier, i cili është 65 vjeç, mori vaksinën në spitalin ushtarak të Berlinit sipas udhëzimeve të reja që kufizojnë përdorimin e vaksinës për ata nën 60 vjeç, përveç rasteve specifike, siç është ky i presidentit.

Kancelarja Angela Merkel mori këtë vendim të martën pasi rregullatori i vaksinave në Gjermani raportoi 31 raste kur njerëzit që kishin marrë vaksinën “AstraZeneca” iu kishte zhvilluar mpiksja e gjakut.

Gregor Gysi, një figurë me ndikim në partinë e majtë Die Linke dhe ish-udhëheqësi i opozitës në Bundestag, gjithashtu shpërndau një foto të tij duke marrë vaksinën e zhvilluar në Oksford, bashkë me shtetin suedez.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, u kishte bërë thirrje politikanëve mbi 60 vjeç që të forcojnë besimin e qytetarëve duke marrë vaksinën “AstraZeneca”. /Gazeta Sinjali/