Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që shoqëruan organizimin e Kupës së Botës 2026, duke akuzuar kundërshtarët e institucionit se janë përqendruar vetëm te polemikat dhe kanë injoruar suksesin e turneut.
Përmes një letre të hapur të publikuar në rrjetet sociale, Infantino ka mbrojtur organizimin e Botërorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.
Ai ka theksuar se turneu u zhvillua në mënyrë të sigurt, mblodhi miliona tifozë nga e gjithë bota dhe dëshmoi edhe një herë fuqinë e futbollit për t’i bashkuar njerëzit.
Kreu i FIFA-s iu përgjigj edhe kritikave lidhur me problemet me vizat për disa tifozë dhe delegacione, vendimet disiplinore të institucionit dhe polemikat rreth arbitrimit.
Sipas Infantinos, këto çështje janë zmadhuar tej mase dhe nuk duhet ta errësojnë suksesin e përgjithshëm të Kupës së Botës.
Në përfundim të mesazhit, ai u bëri thirrje kritikëve që të ndalojnë, të reflektojnë, të meditojnë ose të luten, duke theksuar se futbolli duhet të shërbejë për bashkimin e njerëzve dhe jo për përhapjen e urrejtjes apo dezinformimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!