image Presidenti i Bayernit tregon nëse do transferojnë Mbappen

Futboll

Presidenti i Bayernit tregon nëse do transferojnë Mbappen

news image

Kylian Mbappe padyshim që është një prej talenteve më të mëdhenj në botën e futbollit, transmeton Sinjali Sportiv.

Shumë prej klubeve do e dëshironin sulmuesin francez në skuadër, por jo të gjithë mund ta transferojnë atë.

Së fundmi u raportua se Bayern Munich i është futur garës për transferimin e tij, por këto spekulime janë hedhur poshtë nga presidenti i klubit gjerman.

“Unë e dua Mbappen dhe mënyrën se si ai luan, por ne kurrë nuk kemi kërkuar që ai të transferohet te Bayerni. Sidoqoftë, ai është mirë atje ku është. Nasser Al Khelaifi është një mik i mirë i imi dhe une nuk do e shqetësoj me këtë” – është shprehur Karl-Heinz Rummenigge për ‘Le Figaro’.

Ndryshe, Kylian Mbappe tash e një kohë është në radarin e Real Madridit, teksa raportohet se ‘Los Blancos’ do tentojnë transferimin e tij gjatë verës. /Sinjali Sportiv/.