Presidenti çek, Milos Zeman ka deklaruar se nuk e pëlqen Kosovën, gjatë një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve.
Kujtojmë se Republika Çeke bën pjesë në grupin e shteteve të cilat e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.