Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, jozyrtarisht ka dhënë dorëheqje si president i vendit, për t’u zëvendësuar në këtë post nga lideri i talebanëve, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Pasi luftëtarët e tyre u urdhëruan të futen në qytet, në orët e para të mëngjesit të sotëm, talebanët morën nën kontroll të plotë kryeqytetin, Kabulin, derisa Shtetet e Bashkuara dërguan helikopterë e mjete të blinduara për të evakuuar diplomatët nga ambasada.
Personeli i ambasadës amerikane është dërguar në një bazë në afërsi të aeroportit duke i transportuar me helikopterë ushtarakë.
Banorët e qytetit kanë njoftuar se tym i zi është parë duke dalë nga kulmi i ambasadës.
Përderisa presidenti afgan, Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe është nisur drejt Taxhikistanit, burime diplomatike bëjnë me dije se ai ka dhënë dorëheqje dhe se brenda 48 orëve talebanët pritet të emërojnë për president liderin e tyre. Kurse nga zyra e tij këto pretendime nuk i kanë komentuar fare sikurse edhe lëvizjet e tij për arsye të sigurisë. Megjithatë një pjesë e kabinetit të tij raportohet se të kenë ikur në Pakistan
Në anën tjetër edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur ambasadën e tyre në një lloj baze në afërsi të aeroportit. /GazetaSinjali/