Udhëheqësit evropianë po vazhdojnë të zbresin në Kiev, me liderët e Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë që takohen sot me Volodymyr Zelensky.
Ata kanë udhëtuar me tren, gjersa presidenti Zelensky e ka përshkruar udhëtimin si një “gjest mbështetjeje” për Ukrainën.
Zyrtarët thonë se takimi do të përqendrohet në mënyrat për të ndihmuar civilët ukrainas si dhe ushtrinë.
Kjo vjen një ditë pasi presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier anuloi planet për t’u bashkuar me grupin.
Ukraina e kishte bërë të qartë se ai nuk ishte i mirëpritur, mes kritikave ndaj tij se ishte shumë i afërt me Rusinë gjatë kohës së tij si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Një ndihmës i Presidentit Zelensky thotë se ai priste që kancelari gjerman, Olaf Scholz, të bënte një vizitë.