image Presidenca reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb: Vuçiq minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës

Politikë

Presidenca reagon ndaj Shërbimit Sekret Serb: Vuçiq minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës

news image

Këshilltari politik i presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar për rastin e marrjes në pyetje të gazetarit, Adriatik Kelmendit, nga Shërbimi Sekret Serb për qëndrimin e tij në Beograd në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal.

Në reagimin e tij presidencial, thuhet se ky veprim i BIA-s, është një shembull se si presidenti serb, Aleksander Vuçiq minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës.

”Ngacmimi i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë ndaj gazetarit të Kosovës @adriatikk është një shembull se si regjimi i #Vuçiqit minon lirinë e lëvizjes për qytetarët e Kosovës. Natyrisht, diskriminimi dhe masat arbitrare janë fytyra e vërtetë e një fasade të quajtur ‘Ballkani i Hapur’”, thuhet në një postim në Twitter./GazetaSinjali/