image Presidenca planifikon t’i ndërrojë zyrat, Hoti akuzon për shpenzime të larta

Kosovë

Shpenzime/ Presidenca planifikon t’i ndërrojë zyrat, Hoti akuzon për shpenzime të larta

news image

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po akuzon se plani i Zyrës së Presidentit të Kosovës, për zhvendosjen e zyrave të tyre, që sipas tij do të krijonte shpenzime të larta.

Ai ka thënë se plani për t’i zhvendosur zyrat në dy ministritë, atë të Kulturës Rinisë e Sportit si dhe në Ministrin e Bujqësisë, do të krijonte shpenzime të larta për dy ministritë të cilat do të duhet të dalin me qira.

“Zhvendosja e Presidencës në zyrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë, pa u bërë zgjidhje për vendosjen e qindra punëtorëve të këtyre dy Ministrive në një objekt publik ku nuk paguhet qira, nënkupton rritje të shpenzimeve qeveritare për qira”.

“Është e natyrshme që Presidenca të jetë e vendosur në një objekt më reprezentativ dhe më të përshtatshëm, siç është objekti i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrisë së Bujqësisë”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se me akomodimin e Zyrës së Presidentit në dy ministritë pa u gjetur një zgjidhje për ministiritë në fjalë do të krijonte shpenzime mijra euro në vit.

“Por, kjo duhet të ndodhë krahas ndërtimit të objektit ose gjetjes të zgjidhjes për akomodim të dy Ministrive. Përndryshe, do të rriten shpenzimet për qira për qindra mijëra euro në vit, të cilat edhe tash janë të larta”.

“Nuk mund të rritet komoditeti i zyrtarëve publik në kurriz të shpenzimeve publike, me gjithë respektin për institucionin më të lartë të shtetit që është Presidenca”, ka deklaruar Hoti./Gazeta Sinjali/.