Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kritikuar kur mori detyrën për elementet që zyrën e saj e identifikojnë me periudhën e Presidencës së Ibrahim Rugovës. Duke dashur të çojë porosinë se është vazhduese e “frymës rugoviane”, ajo e përdor vulën e Presidentit Rugova, por sonte kjo vulë ka pësuar një ndryshim.
Ajo është ndryshuar për hir të Samitit të gruas, paqes dhe sigurisë që do të mbahet më 22 dhe 23 tetor në Prishtinë.
”Origjinalja asht ma e mirë, i propozuar nga Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova“, thotë një komentues aty në Facebook.
Presidenca nuk ka dhënë sqarim për këtë ndryshim të papritshëm të vulës.
Dizajni i ri është postuar në Facebook mbrëmjen e së hënës.
Nuk dihet nëse presidentja Vjosa Osmani vulën origjinale të Dardanisë do ta ndryshojë varësisht prej ngjarjeve që organizohen në vend.