Maldivet kanë përgënjeshtruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në janar e pati përfshirë këtë vend në mesin e “nëntë shteteve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës”.
Në një konferencë për media të enjten, Miuvaan Mohamed, zëdhënës i Zyrës së Presidentit, ka mohuar se Maldivet kanë shkëputur raportet me ndonjë shtet.
“Maldivet nuk kanë vendosur të mos e pranojnë njohjen e Kosovës. Definitivisht është pretendim i rremë”, ka thënë ai, bazuar në raportimin e “MV” dhe “mihaaru”.
Ndryshe, Vuçiq gjatë adresimit të tij vjetor, kishte deklaruar se Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës shtet.
“Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”, kishte thënë ai.
Maldive e ka njohur Kosovën më 19 shkurt të vitit 2009.