image Presidenca çeke porosi Kosovës: Vazhdoni bashkëpunimin me BE-në për liberalizimin e vizave

Politikë

Presidenca çeke porosi Kosovës: Vazhdoni bashkëpunimin me BE-në për liberalizimin e vizave

news image

Presidenca çeke e Bashkimit Europian e ka cilësuar si hap të rëndësishëm vendimin e sotëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së që ranë dakord për t’i dhënë mandatin Këshillit Europian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Duke adoptuar mandatin në takimin e sotëm të ambasadorëve, Këshilli ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për liberalizimin e vizave me Kosovën”, thuhet në reagimin e Presidencës çeke pas marrjes së këtij vendimi.

Ajo thotë se Këshilli tash do të nisë negociatat me Parlamentin Europian dhe Komisionin për të finalizuar tekstin.

Presidenca çeke, duke shtuar se mirëpret marrëveshjen e arritur në nivelin e Këshillit, tha se vlerëson përpjekjen e të gjithë aktorëve relevantë në arritjen e këtij rezultati.

Po ashtu, Presidenca çeke pati një thirrje për Kosovën.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe shtetet anëtare të saj për të ruajtur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Ballkani Perëndimor ka qenë prioritet për Presidencën çeke gjatë udhëheqjes.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet tona të politikës së jashtme gjatë presidencës sonë. Më vjen mirë që ndihmuam për të gjetur një marrëveshje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave me Kosovën. Ky është një lajm i madh edhe për Kosovën edhe për rajonin. Jam i bindur se regjimi pa viza do të hapë rrugën për kontakte më të ngushta mes qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/