Zëvendëskryeministri i Republikës çeke, njëherit ministër i Brendshëm, Vik Rakusan ka thënë se tani është fazë e debatit për liberalizimin e vizave për Kosovën në nivel kombëtar të 27 shteteve të BE-së.
Rakusan në një përgjigje për ABC News ka thënë se do të presin përfundimin e diskutimeve dhe çështje mund të vendoset në rend dite për diskutim në Këshillin e Ministrave gjatë muajit të ardhshëm.
“Tani është faza e debatit për liberalizimin e vizave në nivelin kombëtare të 27 shteteve anëtare te BE-se. Ne duhet të presim për përfundimin e diskutimeve në nivelin kombëtar dhe çështja e liberalizimit të vizave mund të vendoset në rend të ditës në nivelin europian, ne gjirin e Këshillit të ministrave muajin e ardhshëm, përfshirë dhe debatin me Komisionin”, ka thënë ai.
Tutje, politikani çek shtoi se nuk mund të tregojë më shumë rreth kësaj çështje, por theksoi se shumica e shteteve anëtarë janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Tani është faza e debatit për liberalizimin e vizave në nivelin kombëtare të 27 shteteve anëtare te BE-se. Ne duhet të presim për përfundimin e diskutimeve në nivelin kombëtar dhe çështja e liberalizimit të vizave mund të vendoset në rend të ditës në nivelin europian, ne gjirin e Këshillit të ministrave muajin e ardhshëm, përfshirë dhe debatin me Komisionin. Nuk mund t’ju them tani termat konkrete të përfundimit të këtij debati. Por ajo që mund t’ju them, është se shumica e shteteve anëtare janë gati për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.