image Premierliga pranon rregullin e ri, lejohen 5 zëvendësime në ndeshje

Futboll

Premierliga pranon rregullin e ri, lejohen 5 zëvendësime në ndeshje

news image

Edhe Premierliga ka pranuar rregullin e zëvendësimeve dhe në vazhdimin e këtij sezoni do të bëhen nga 5 zëvendësime për klub dhe ka autorizuar rritjen e numrit të lojtarëve të pranishëm në stol në nëntë dhe jo shtatë sa ka qenë.

“Për pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, numri i zëvendësime që mund të përdoren në një ndeshje do të rritet nga tre në pesë”, lexohet në njoftim.

“Kjo në konfrom të modifikime provizore të normave që u bënë nga Bordi Ndërkombëtar muajin e shkuar” – thuhej tutje.

Kampionati anglez do të nisë më 17 qershor dhe janë 92 ndeshje në total që duhen luajtur për t’i dhënë fund sezonit./Gazeta Sinjali/