image Premier League kujton personazhet e njohur të sezonit, në listë edhe Dua Lipa

Botë

Premier League kujton personazhet e njohur të sezonit, në listë edhe Dua Lipa

news image

Premier League ka publikuar një përmbledhje të figurave të njohura që kanë qenë pjesë e aktiviteteve gjatë sezonit të fundit, ku mes emrave të përmendur figuron edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Artistja kishte vizituar gjatë sezonit skuadrën e Arsenalit, duke u bërë pjesë e momenteve të veçanta të klubit londinez. Në atë vizitë, ajo ishte parë edhe në shoqëri të futbollistëve të ekipit, përfshirë mbrojtësin italian Riccardo Calafiori.

Arsenali, që këtë sezon u shpall kampion i Premier League, ka pasur një vit të suksesshëm si në fushë ashtu edhe në vëmendjen mediatike jashtë saj, me praninë e disa figurave të njohura nga bota e artit dhe muzikës.

Postimi i Premier League ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke rikujtuar ndërthurjen e sportit me kulturën pop dhe ndikimin global të kampionatit anglez.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/