image Preken rregullat e lojës, ja çfarë ndryshon në sezonin e ardhshëm

Futboll

Futboll/ Preken rregullat e lojës, ja çfarë ndryshon në sezonin e ardhshëm

news image

Kur të rikthehet sërish loja, kur situata të rikthehet në normalitet, kur emergjenca e koronavirusit të jetë shuar, futbolli do ta bëjë me rregulla të reja.

Ose më mirë, me përmirësime të rregullave ekzistuese nga ana e Bordit Ndërkombëtar të Fubollit (IFAB), enti që përcakton rregulloren e futbollit dhe që qeveris në të gjitha veprimtaritë e botës.

E përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, publikon në numrin e sotëm vendimin qarkullues të Asamblesë së Përgjithshme të IFAB që u mbajt më 29 shkurt në Irlandën e Veriut dhe që përmban modifikimet, të cilat do të hyjnë në fuqi në sezonin 2020-2021.

IFAB kishte lajmëruar se modifikimet e bëra janë të detyrueshme në veprimtaritë dhe ndeshjet që do të luhen nga 1 qershori i ardhshëm, por duke qenë se gjithçka është shtyrë, anëtarët e FIFA-s tashmë kanë dy opsione: të mbyllin sezonet me rregulloret aktuale ose të vënë në funksion të rejat. Një nga vendimet kryesore është se gjyqtarët do të thirren më shpesh në monitorin e VAR-it, ndërsa do të jetë e ndalur që të shpërndahet audio e bisedimeve të kolegjit të arbitrave.

Kur të rikthehet sërish loja, kur situata të rikthehet në normalitet, kur emergjenca e koronavirusit të jetë shuar, futbolli do ta bëjë me rregulla të reja. Ose më mirë, me përmirësime të rregullave ekzistuese nga ana e Bordit Ndërkombëtar të Fubollit (IFAB), enti që përcakton rregulloren e futbollit dhe që qeveris në të gjitha veprimtaritë e botës. E përditshmja sportive “Mundo Deportivo”, publikon në numrin e sotëm vendimin qarkullues të Asamblesë së Përgjithshme të IFAB që u mbajt më 29 shkurt në Irlandën e Veriut dhe që përmban modifikimet, të cilat do të hyjnë në fuqi në sezonin 2020-2021.

IFAB kishte lajmëruar se modifikimet e bëra janë të detyrueshme në veprimtaritë dhe ndeshjet që do të luhen nga 1 qershori i ardhshëm, por duke qenë se gjithçka është shtyrë, anëtarët e FIFA-s tashmë kanë dy opsione: të mbyllin sezonet me rregulloret aktuale ose të vënë në funksion të rejat. Një nga vendimet kryesore është se gjyqtarët do të thirren më shpesh në monitorin e VAR-it, ndërsa do të jetë e ndalur që të shpërndahet audio e bisedimeve të kolegjit të arbitrave.

Faullat me dorë
Në rast se një sulmues prek topin me dorë padashje, do të penalizohet vetëm nëse aksioni do të përfundojë drejt portës, në favor të sulmuesit ose të skuadrës së tij.
Për ta përcaktuar më mirë faullin me dorë, limiti i krahut do të përcaktohet me pikën e mbarimit të sqetullës

Penalltitë
Nëse portieri thyen rregullat e lojës, por topi nuk ka hyrë në portë, ose përplaset në trarët e saj, gjuajtja nuk do të përsëritet siç është vepruar deri më tani, vetëm nëse kundravajtja e portierit nuk ka influencuar në mënyrë të drejtpërdrejtë gjuajtësin.
Nëse portieri sanksionuar dhe gjuajtja përsëritet, vetë portieri do të paralajmërohet për një tjetër shkelje të radhës, gjatë lojës ose penalltisë, dhe do të ndëshkohet me karton të verdhë në rast të një shkeljeje tjetër.Kartonët e verdhë të dhënë gjatë një ndeshjeje (përfshirë dhe kohën shtesë) nuk do të merren në konsideratë në rast se do të shkohet drejt penalltive. Nëse një lojtar merr dy kartonë të verdhë, një gjatë ndeshjes dhe një gjatë penalltive, do të shënohen si dy të verdhë dhe jo si një i kuq.
Në rast se portieri dhe goditësi thyejnë njëkohësisht rregullat e lojës, do të penalizohet goditësi.

VAR-i
Do të kërkohet një senjal televiziv i vetëm për të riparë aksionet i bazuar ekskluzivisht mbi VAR-in
Sa herë që aksioni i cili duhet riparë është argument i vlerësimeve subjektive, gjyqtari duhet ta ekzaminojë në monitor.
është dakortësuar që veprimtaritë e organizuara nga FIFA duhet të aderojë në prokollin VAR për aplikimin në mënyrë uniformë duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Këshilli Ndërkombëtar ka vlerësuar që në këtë moment nuk është e lejueshme për të dhënë akses në procedurën e vendimmarrjes, për shembull për të lejuar dëgjimin e bisedës së gjyqtarëve gjatë rishikimit të një aksioni.
Në çdo rast, metoda e komunikimit ekzistuese duhet të përmirësohet në mënyrë për të kuptuar më mirë procedurën e revizionit dhe të vendimeve përfundimtare të gjyqtarëve