image Situata me COVID-19/ Prej sot pezullohen operimet joemergjente, vizitat në ambulantat specialistike reduktohen në gjysmë

Shëndetësi

Situata me COVID-19/ Prej sot pezullohen operimet joemergjente, vizitat në ambulantat specialistike reduktohen në gjysmë

news image

Numri i madh i të infektuarve me COVID-19 gjatë kësaj jave ka ndikuar edhe në shtimin  e rasteve të hospitalizuara, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thënë se nga dita e hënë në Klinikat e QKUK-së do të reduktohen shumë shërbime në mënyrë që mjekët të fokusohen te pacientët me COVID-19, tha Krasniqi.

Nga nesër jemi të detyruar t’i pezullojmë programet elektive (jo emergjente), ndërsa vizitat në ambulanta specialistike do të reduktohen në 50%. Kërkojmë ndjesë edhe ndaj punëtoreve shëndetësorë pasi jemi detyruar të ndërpresim edhe pushimet e tyre vjetore që të kemi personel të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve”, deklaroi ndër të tjera Valbon Krasniqi në RTV Dukagjini.

 /GazetaSinjali/