image Prej sot, Kosova me pullën postare 'Dua Lipa' (FOTO)

Sociale

Prej sot, Kosova me pullën postare ‘Dua Lipa’ (FOTO)

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot pritet të nderohet zyrtarisht nga Posta e Kosovës, pasi do të promovohet pulla postare me emrin e saj.

Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja shumë e dashur nga publiku.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku.

Ndryshe, Dua dje u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

/GazetaSinjali/