image Prej disa ditësh në det, anija ‘Moliva’ me mbetje të rrezikshme do të shkarkohet nesër në Durrës

Shqipëri

Prej disa ditësh në det, anija ‘Moliva’ me mbetje të rrezikshme do të shkarkohet nesër në Durrës

news image

Ditën e nesërme do të bëhet shkarkimi i mbetjeve kimike të anijes “Moliva”, pas disa ditëve të qëndrimit në radën portuale në Durrës, pas vendimit për sekuestrim nga ana e Prokurorisë.

Vendimi për shkarkimin është marrë pas gjetjeve, që do të administrohen nga organet e rendit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nuk dihet vendi i shkarkimit të mbetjeve, por siç raportohet bëhet fjalë për vendqëndrim larg zonave të banuara.

Transporti i tyre do të bëhet nën masa të rrepta sigurie.

Kujtojmë se 2 anije me mbetje ishin nisur në prill dhe korrik drejt Tajlandës dhe Kinës, por ato u kthyen pas ngritjes së alarmit nga organizatat ndërkombëtare, se në to ndodheshin mbetje të rrezikshme dhe po bëhej eksport i paligjshëm.

/GazetaSinjali/